Mist

17°C

Tiranë

Mist

Lageshtia: 96%

Era: 0 km/h

Basha hyn në zyrën elektorale të PS, takon Nikollin, ja batutat

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha  ka bërë sot një ndalesë të papritur në zyrën e elektorale të kandidates për deputete të PS-së, Lindita Nikolla.

 

 

Kryebashkiaku u ndal në zyrën elektorale të PS-së, gjatë inspektimit në rrugën “Ibrahim Brahja”, ku takoi edhe përfaqësuesit e PS-së në këtë zyrë.

Vizita e tij ishte thjesht përshëndetëse dhe zgjati vetëm pak sekonda. Në dalje, kreu i Bashkisë u takua edhe me kandidaten për deputete, Lindita Nikolla, me të cilën shkëmbeu një batutë.

Lindita Nikolla: Do të fitojmë

Lulzim Basha: Do fitojnë qytetarët

Lindita Nikolla: Sigurisht!

Lindita Nikolla është e gjashta ne listen e kandidateve per deputete per Partine Socialiste ne Tirane, dhe njekohesisht drejton Njesinë Bashkiake Nr.1.