25°C

Tiranë

"Kryesisht me vranesira"

Lageshtia: 69%

Era: 12.87 km/h

10 mijë vende të lira pune në Kanada, Kompania i kërkon në Shqipëri

Kompania “Korbi Group” ka shpallur panairin e punësimit në Kanada, i cili do të mbahet në Tiranë nga datat 25 dhe 26 maj.

Kompania ia ka vënë emrin këtij Panairi, “Jeto dhe puno në Kanada”. Sipas organizatorëve kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndësishme pasi shpalosen oferta punësimi për në emigracion dhe prej të cilit mund të përfitojnë profesione të ndryshme dhe punëkërkues nga të gjitha zonat e vendit. Komopania thotë se janë evidentuar 10 mijë vende të reja pune.