23°C

Tiranë

"I vrenjtur"

Lageshtia: 68%

Era: 1.61 km/h

Rama hap fushatën në Tiranë duke kënduar: “E, ra Sala prej fikut”

 

Kreu i PS-së, Edi Rama hapi  fushatën elektorale në Tiranë. Mitingu i PS-së nisi në orën 18.30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

 

 

Kjo eshte fushata e pare pas shume vitesh qe PS nuk e hap ne sheshet e Tiranes, por ne Pallatin e sportit Asllan Rusi, i cili ka nje kapacitet prej 2500 vendesh.

Ndryshe nga fushatat e tjera kur lideret politike prezantojne pikat e forta te programit, ajo që ra në sy gjatë hapjes se fushates se PS ishin kenget e kenduara nga Rama dhe kandidate dhe kandidate te tjere.

Rama thirri nje grup romesh per te kenduar kengen e vjeter te Tiranes, "E ra faja prej fiku", te cilin Rama e kishte modifikuar me "E ra Sala prej fiku"

Kenga tjeter qe kenduan kandidatet per deputete te Tiranews ishte "O Tiron, o Tiron, ti per ne je kampion"

Rama tha më tej se, Pallati i Sportit është bërë zemra e Partisë Socialiste. Nga ky pallat sporti po shpërndani në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë fuqinë e jashtëzakonshëm të energjisë pozitive të Rilindjes Shqiptare”.