23°C

Tiranë

"Kryesisht me vranesira"

Lageshtia: 42%

Era: 3.22 km/h

VIDEO / Autostrada Tiranë – Elbasan, gati në qershor.

Autostrada Tiranë – Elbasan

Autostrada Tiranë Elbasan me gjatësi prej 31.7 kilometra, me një tunel 2.4 kilometra të gjatë do të jetë gati brenda muajti qershor.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim. 204 milionë dollarë është kosto e rrugës sëbashku me tunelin. Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 50 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Ajo ka katër korsi,  një gjatësi prej 31.7 kilometra, me një tunel 2.4 kilometra të gjatë, 21 viadukte, 7 mbikalime, 4 nënkalime. Me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra.
Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por problemi më i madh i rrugës nuk është tuneli, por ndërtimi i segmenteve të tjera deri në hyrje dhe në dalje të tunelit. Segmenti i parë është nga Unaza e Madhe deri te “Natyra e Qetë”, segmenti i dytë nga “Natyra e Qetë” te tuneli dhe segmenti tjetër, nga tuneli në Elbasan. Puna për ndërtimin e këtyre segmenteve do të tregojë a është e aftë qeveria të mbajë premtimin e realizimit të të gjithë veprës deri në vitin 2013. Tunelet janë vetëm 2.1 kilometra, nga 31 që është e gjithë rruga. Pjesa tjetër janë urat, mbikalimet dhe nënkalimet, të cilat duhet të ndjekin në kohë realizimin e tunelit. 18 Muaj është afati i përfundimit të punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili është i gjatë 2.2 kilometra dhe me një vlerë 83 milionë dollarë, një vlerë kjo e shpallur fituese nga tenderimi i zhvilluar disa muaj me radhë, ku fitoi kompania greke “Actor”. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit. 83 milionë dollarë  është vlera me të cilën kompania greke “Actor” fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të autostradës. Vlera fillestare ishte parashikuar rreth 150 milionë dollarë pa TVSH.

Per me shume mund te shikoni Videon Online duke zgjedhur kategorine "Video Lajme"

Get Adobe Flash player