Trump kundër ambasadës së re në Londër: Obama shiti për kikirikë ambasadën më të bukur në botë

 

Reagimi

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka anulluar një vizitë të planifikuar për muajin shkurt për në Britaninë e Madhe, ku ai pritej të hapte një ambasadë te re amerikane në Londër prej 1 miliardë dollarësh, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Në një postim në Tëitter, Presidenti amerikan tha se ai nuk ishte ndonjë “adhurues i madh” i ambasadës, e cila po zhvendosej nga Mayfair në Londrën jugore, duke thënë se kjo kishte qënë "një ide e keqe”. Trualli i mëparshëm në Grosvenor Square ishite shitur për “kikirikë”, shtoi ai.

Udhëtimi nuk përfshin vizitën e plotë shtetërore të ofruar nga Theresa May, për të cilin ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Presidenti amerikan Trump pranoi ftesën e Mbretëreshës për një vizitë zyrtare shtetërore kur Kryeministrja e takoi atë vitin e kaluar, shkruan BBC. “Doëining Street” refuzoi të komentojë anullimin e vizitës së Trumpt parashikuar për në muajin shkurt.

Zhvendosja e ambasadës amerikanë ishte njoftuar në në tetor 2008, kur Presidenti Xhorxh Ë Bush ishte ende në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Trump fajësoi admninistratën e Barak Obama-s për shitjen “ndoshta të ambasadës më të bukur dhe të pozicionuar më mirë në Londër, për kikirikë”.

Ai tha se ndërtesa e re në Vauxhall në jug të Londrës ishte e pavend, duke shtuar:  “Më kërkuan të pres shiritin - JO!”

Ceremonia mund të kryesohet ndoshta nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson.