Blackout i çuditshëm në Aeroportin e Atlanta



Të dielën 17 dhjetor 2017 në Aeroportin e Atlanta – më i trafikuari i planetit – ka ikur energjia elektrike, totalisht dhe për shumë orë.
Një zjarr ka nxjerrë jashtë përdorimit gjeneratorët rezervë në të njëjtën kohë. Errësimi ka zgjatur nga ora 1 e 6 minuta e natës deri në 24 e 56 minuta të ditës tjetër. Telekamerat e survejimit të shuara, të bllokuara të gjitha shërbimet, asnjë dritë nëpër pista, për pasojë mijëra fluturime janë anulluar. Me urdhër të FAA-së (Federal Aviation Administration) dhe të autoriteteve të qytetit, asnjë avion nuk ka mundur që të ngrihet apo të ulet në aeroport.
Këtë po e korrigjojmë: të gjithë avionët, me përjashtim të njërit. Një avion i madh transportues, 4X-ICB, i ardhur nga Mexico City dhe i ulur në Aeroportin e Atlanta në orën 1 të natës, pikërisht pak minuta përpara se të ndodhte blackout. Më pas, avioni është ngritur në orën 6 e 17 minuta të mëngjesit, përpara agimit, praktikisht në mes të errësimit. Unik: fluturimi i parë i rregullt të cilit i është lejuar ngritja pas riparimeve dhe kthimit të energjisë elektrike, e ka nisur fluturimin në orën 12 e 56 minuta.
Avioni vetmitar i lejuar të ngrihej në errësirë, përpara agimit, pavarësisht defekteve, një avion transportues që i përkiste kompanisë Cal Cargo Airlines. Një kompani izraeliane me seli në Aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit. E specializuar në transportimin e ngarkesave të pazakonta, nga “kafshët e gjalla” tek “mallrat e rrezikshme”. Me drejtues që vijnë nga rangjet e larta e shtetit izraelian: si Zëvendëspresidenti Muli Ravini, që ka qenë Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave të Izraelit. Përveçse i CAL-it, Ravini është President i një kompanie të lidhur me të parën, LACHS-së, që operon në Aeroportin e Atlantës në ngarkim – shkarkimin e avionëve. Fakt i veçantë, kompania reklamon në uebsajtin e saj se i vendos mallrat nëpër avionë “pa praninë e një doganieri”, se “i shtyp dokumentat e udhëtimit lokalisht në vend që të shkojë në zyrën doganore” dhe se lëshon dokumenta doganore “në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë si kurrë më parë”. Një specialitet jo i pakët. Kjo do të thotë se natën e blackout, asnjë agjent, roje kufitare apo funksionar publik nuk e di se çfarë ka shkarkuar apo ngarkuar avioni në bordin e tij.
Kjo ka bërë të shpërthejnë hipotezat dhe investigimet e frekuentuesve e 4Chan, uebsajtit të diskutimeve në të cilin – le ta kujtojmë – një farë “John” më 10 shtator “paratregoi” për të vrasjet e Las Vegas që më pas ndodhi më 1 tetor. Çfarë lloj mallrash ka ngarkuar kargoja izraeliane, sa të kërkojë një strategjemë kaq të përpunuar si një katastrofë elektrike (që ka pak të ngjarë) në aeroportin më të madh të botës? Ka nisur një gazë: Hipotezat që kanë fituar kanë qenë bio – armë të ndaluara ose testata bërthamore, për saktësi ato W80, bomba termobërthamore me përmasa të vogla, të konceptuara për të qëndruar në kryqëzorë, me fuqi që vërtitet nga 5 në 150 kiloton.
Fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë për komplotim falas. Shumë kanë kujtuar avionin Boeing 747 të El Al, i rrëzuar më 4 tetor të 1992 pranë Amsterdamit në fazën e uljes (43 të vdekur): u tha se avioni kishte në bord fruta dhe parfume, kurse vetëm në vitin 1998 izraelianët pranuan se avioni në fjalë kishte në bord edhe 190 litra dimetil metilfosfonat, një substancë që i nënshtrohet kufizimeve shumë të rrepta, pasi është komponenti për sintetizimin e gazit nervor Sarin.
Të tjerë kanë kujtuar ngjarjen akoma më alarmuese dhe të pashpjeguar ndonjëherë të quajtur “Bent Spear”: në gushtin e vitit 2007 një avion bombardues strategjik B-52 u ngrit nga baza Minot e US Air Force në North Dakota, për të ndaluar 3 orë më pas në bazën e Barksdale në Louisiana. Vetëm pas 3 orësh të tjera një oficer i bazës u kujtua se bombarduesi strategjik kishte nën krahë 6 raketa kryqëzorësh, me testata atomike (domethënë ato W80) në maja; ndërsa testatat duhet që të hiqen nga raketat përpara se këto të nxirren jashtë nga bunker – magazinat e tyre ose nëqoftëse mbesin të montuara, përreth avionit duhet të formohet një rreth vigjilence shumë i rreptë dhe të merren të gjitha masat e detyrueshme të rastit. Veç kësaj, asnjëri në bazën Minot nuk e kishte sinjalizuar apo regjistruar spostimin e testatave atomike nga magazina. Pyetje pa përgjigje: kush e kishte ndryshuar zinxhirin komandues sa të mund të urdhëronte, duke e anashkaluar, armatimin e 6 raketave atomike për kryqëzorë? Dhe për ku ishte destinuar të shkonte bombarduesi strategjik B-52 me 6 testatat në të, në rast se oficerët e Barksdale nuk do ta kishin ndaluar?
Atëhere NewsWeek përcolli një fakt që ka lidhje me incidentin: David Wurmser (J), Këshilltari për Lindjen e Mesme i Zëvendëspresidentit të atëhershëm Dick Cheney, i kishte treguar një rrethi të ngushtë miqsh të qeverisë Bush jr., se Cheney “kishte menduar që t’i kërkonte Izraelin të realizonte një sulm raketor ndaj centralit atomik iranian në Natanz, në mënyrë që raprezalja iraniane do t’u siguronte Shteteve të Bashkuara motive të mjaftueshme për të kryer sulmin e tyre, duke shpërthyer luftën me Iranin. Në fakt mbetet dyshimi i bazuar se 6 testatat ndoshta qenë “devijuar” nga Cheney për të filluar me zbatimin e planit – i lënë pasdore, pasi zyrtarët e Barksdale nuk i qëndruan lojës.
Kësaj radhe avioni izraelian i kompanisë së specializuar në ngarkesa të rrezikshme nuk është ndaluar. Përkundrazi, duket pikërisht se incidenti i defektit me rrymën elektrike është menduar apostafat për të vendosur nën të një ngarkesë që askush nuk duhej ta shikonte. Sipas investigatorëve spontanë të 4Chan, kohëzgjatja e pabesueshme e errësimit mund të shpjegohet me faktin se duhej pritur që të shkarkoheshin bateritë në aparatet e survejimit të personelit të sigurisë, si për shembull kërkuesit e radioaktivitetit (rreze gama), e së cilës është qartazi një karakteristikë që nuk anashkalohet në transportime.
Çfarëdo lloj malli që të ketë sjellë, e ka sjellë në Liezh mbi Mozë: në distancë të afërt nga kufijtë e Gjermanisë, Holandës dhe Luksemburgut, i pajisur me pirtin e tretë lumor të Europës, përveçse e lidhur me portin e madh të Anverësës nëpërmjet Kanalit Albert. “Gjërat” e eksportuara fshehurazi mund të kenë përfunduar kudo. Një false flag i mundshëm në ditët apo javët në vazhdim do të na e tregojë?

Përgatiti
ARMIN TIRANA