LSI: Të huajt nuk mund të sillen si pushtues, duan republikë kanabisi

 

Reagimi

 

“ Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues “, kështu shkruan pak minuta më parë kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Duke iu referuar thirrjeve të Lu dhe Vlahutin  bërë njëzëri që për kryeprokurorin e ri të ndiqen propozimet e EURALIUS dhe OPDAT, Vasili thotë se çdo devijim nga Kushtetuta rrënon Reformën në Drejtësi.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT:

Kanabizohet reforma ne drejtesi. Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.
Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.

Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.
Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata.