Kryeprokurori/ Opozita ikën nga Komisioni i Ligjeve, Halimi: Po shkelet Kushtetuta



Pas 2 orë e gjysëm debate mbi procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit, opozita u largua nga Komisioni i Ligjeve.

PD ishte e qartë në atë që tha se “Kryeprokurorin nuk e zgjedh politika, por KLP-ja”. (organ i ri ky që ënde s’është formuar). Sakaq, mazhoranca kërkon që të zgjidhet një Kryeprokuror i përkohshëm. Eduard Halimi u shpreh se ka për qëllim të kapë drejtësinë duke shkelur Kushtetutën.

“Ne zgjedhim Kushtetutën, ju ligjin. Këtu mbaron”, u shpreh Halimi.

Teksa deputet e PD linin sallën e mbledhjes, habiti kryetari i komisionit, socialisti Ulsi Manja, i cili tha: “Këta janë antiamerikane”. Nuk dimë çfarë lidhje ka Amerika me zgjedhjen e një Kryeprokurori në Shqipëri?!