Tropojë, tre banesa përfshihen nga zjarri



Tre apartamente janë përfshirë nga zjarri në Bajram Curri, në lagjen "Dardania".
Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa banesa, ndërkohë që rrezikohen edhe disa të tjera. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shkëndija e energjisë elektrike. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.