Drogë dhe lirim vrasësi, dy vendimet skandaloze të gjyqtarit të ri të KED



Shorti për anëtarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka përzgjedhur gjyqtarin Fatos Qato.

Qato ka qenë objekt i disa vendimeve të debatueshme dhe mund të konsiderohen deri skandaloze. Ai ka qenë një nga gjyqtarët që ka liruar ng burgu Kostandin Xhuvanin për vrasjen e kryer ndaj shokut të tij në Tiranë, ndërsa është gjyqtari që bllokoi ekstradimin e baronit të drogës Gëzim Çelës

Bllokimi i ekstradimit është kryer nga Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatos Qato si relator në vendimin që mban numrin 375 të datës 2 korrik të vitit 2013. Vendimi i Qatos caktonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i kishte thënë “Po” ekstradimit dhe dërgimin e saj për gjykim me një trup tjetër gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë, po në Tiranë.

Bashkëshortja e gjykatësit Qato, Mirela Qato është anëtare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë katër demonstrues.