Hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED



Pas hedhjes së shortit janë përzgjedhur emrat e parë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Shorti i parë ka zgjedhur emrat nga Gjykata Kushtetuese si anëtarë të KED të cilët janë:

Besnik Imeraj

Altina Xhoxhaj.

Ndërsa Vitore Tusha, është zgjedhur anëtare zëvendësuese nga lista e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese

1. Besnik Imeraj
2. Altina Xhoxhaj
3. Vitore Tusha (ZV)
Gjykata e Larte
1. Artan Broci
2. Shkelzen Selimi (ZV.)

PROKURORIA E PËRGJITHSHME
1. Rovena Gashi

PROKURORET PRANE GJYKATAVE TE APELIT

1. Gentian Ternova
2. Fatjona Memeçaj

Kjo mbledhje e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është shoqëruar me debate mes palëve politike.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Nga ana tjetër deputeti socialist, Ulsi Manja, i ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.