Ndarja nga jeta këngëtari legjendar, Berisha: Elvis Presley i Europës, nuk është më



Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar një humbje të madhe për artin botëror, ndarjen nga jeta të legjendës së muzikës Johnny Hallyday.

Me anë të një statusi në Facebook, ish-kreu i qeverisë, ka theksuar se Evropa humbi sot Elvis Presleyn e saj.

Ja statusi i Berishës:

Johnny Hallyday, Elvis Presley i kontinentit europian nuk është më!

Sot u nda nga jeta Johnny Hallyday,(Jean-Philippe Léo Smet) gjigandi i muzikës rock and roll franceze dhe botërore. Me talentin e tij të rrallë, vokalin e tij të fuqishëm ai bëri që rock and roll të flasë shumë bukur frëngjisht dhe u ngjit më lart se çdo këngëtar tjetër në këtë zhaner në Francë dhe mbarë kontinentin europian.

Hallyday ishte një nga këngëtarët më të suksesshëm në historinë e muzikës botërore dhe mbi 100 milionë kopjet e shitura të albumeve të tij mbeten një monument i pavdekshëm i këngës, muzikës dhe kulturës perëndimore.

Nderim për trashëgiminë që na la. U prehtë në paqe! sb