Veliaj del zbuluar, ja se si i mashtron qytetarët



Denoncimi


Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një komenti në rrjetet sociale akuzon Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se për të disatën herë po gënjen qytetarët sikur ndodhet në punë, por në të vërtetë ndodhet jashtë vendit.  Berisha shkruan se Veliaj sërish shpërndau pamje të regjistruara më parë në Tiranë, ndërkohë që vetë ishte në Itali. “Lal plehu është një njeri me standartet morale të një ordineri, të një halabaku që beson se qytetarët janë larva për ti mashtruar apo për ti poshtëruar e përdorur. Ai përdor mediat e vendit jo një por me dhjetra herë në muaj dhe paraqitet para jush në punë duke djersitur, ndërkohë që vet ai personalisht dhe fizikisht, siç fakton sistemi TIMS, ndodhet mijra kilometra larg Shqiperisë”, shkruan Berisha. Në vijim ish-Kryeministri shkruan se është e turpshme dhe amorale që ai t’I fshehë udhëtimet e tij jashtë shtetit, edhe 12 herë në muaj, me kronika televizive sikur është në punë.

Komenti i ish-kryeministrit

Midis mashtruesve, ai qe genjen me shume eshte me i miri!

Perseri per te 25ten here, Lal plehu shperndan video sikur eshte ne krye te detyres ne Tirane, nderkohe qe ai sipas mediave italiane ndodhej ne Itali.

Miq , Lal plehu eshte nje njeri me standartet morale te nje ordineri, te nje halabaku qe beson se qytetaret jane larva per ti mashtruar apo per ti poshteruar e perdorur. Ai perdor mediat e vendit jo nje por me dhjetra here ne muaj dhe paraqitet para jush ne pune duke djersitur, nderkohe qe vet ai personalisht dhe fizikisht, siç fakton sistemi TIMS, ndodhet mijra kilometra larg Shqiperise.

Nuk kam asgje kunder udhetimit apo vizitave jashte te kryetarit te nje bashkie dhe aq me teper te kryeqytetit.

Por eshte e turpshme dhe amorale qe ai t’i fshehe udhetimet e tij jashte shtetit, edhe 12 here ne muaj, me kronika televizive sikur eshte ne pune, pikerisht kur eshte mijra km larg Shqiperise, dhe te mashtroje sikur po djersine shume per qytetaret.

Por iu bej thirrje qytetareve qe e kane votuar Lal Plehun: gjuajini me veze dhe domate zyrat e Lal Plehut, qe ju poshteron me mashtrimet e tij te ulta dhe te perditshme sikur te ishit larva dhe jo takspagues, qytetare te kryeqytetit te Shqiperise qe i keni besuar atij voten.

Ju bej thirrje qytetareve opozitare te marrin pergjegjesite e tyre si opozitare, kunder nje te zgjedhuri, qe per shkak te edukates se tij morale te ulet, i trajton ata si qenie per ti mashtruar. i bej thirrje te marrin sa me pare pergjegjesine e tyre nderkohe qe ti tregojne vendin kriminelit qe, per tu treguar i njerezishem, poston ne media foto duke u lepire me konen e tij, nderkohe qe groposi ne plehra kufomen e Arditit te vogel.

I bej thirrje mediave te mos behen vegla te mjera te nje njeriu, qe ne mungese totale te respektit per ju dhe me moralin e mashtruesit ordiner, ju keqshfrytezon dhe ju shnderron ne megafon te fake neës-ve, me te cilat ju se bashku me te mashtroni publikun e gjere!

I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin ndaj ketij mashtruesi te paskrupullt te publikut