Misteri “Neuer”



Mbetet ende një mister data e rikthimit në fushë të Manuel Neuer.

Drejtuesit i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se është e paqartë se kur mund të rikuperohet me saktësi portieri gjerman. 62-vjeçari tha se nuk e di nëse Neuer mund të jetë i diponueshëm pas pushimeve dimëore, megjithëse u shfaq optimist për fazën e rikuperimit të gardianit të bavarëzeve. Menuel Neuer nuk aktivizohet me kampionët e Gjermanisë që prej muajit prill. Stafi i Bayernit nuk kërkon të nxitohet me riaftësimin e tij, aq më tepër që Sven Ulreich ka treguar një formë të mirë gjatë kësaj periudhe, duke ofruar garanci në portë.