Gary Thompson, mashkulli i parë që zgjidhet imazh për produkte kozmetike nga L’Oreal



Gary Thompson është mashkulli i parë që bëhet imazh i reklamës së grimit për markën kozmetike L’Oreal.

Ai njihet si ‘Djali i Plastikës’ dhe është bloger bukurie në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 75 mijë ndjekës.

“Kur vendosesh në këtë pozicion, të gjithë djemtë e vegjël hedhin sytë nga ti për tu inspiruara sepse kur isha i vogël dhe përdorja make up, nuk kisha një person që të merrja shembull. Unë e adhuroja faktin që shihja në Youtube guru(meshkuj që përdorin grim) dhe frymëzime të tjera. Më pas kuptova se nuk është askush si unë, askush nuk ka ngjyrën e lëkurës si unë," - tha ai për BBC.

Marka kozmetike ka krijuar grim posacërisht për meshkuj si pudër, rimel apo produkte të tjera për mjekrën që kanë dalë në shitje.