Gazeta austriake: Rasti Tahiri, kyç për hapjen e negociatave



Gazeta e njohur austriake, Kurier, në një shkrim të sajin thekson se rasti i ish-ministrit Saimir Tahiri mund të jetë vendimtar për integrimin e Shqipërisë.
“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë. Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”.