SHBA rrethon Korenë me aeroplanmbajtëse



Tri aeropanmbajtëset më të mëdha amerikane, USS Ronald Reagan, USS Theodore Roosevelt dhe USS Nimitz të shoqëruara me luftanije dhe avionë luftarakë që u prijnë, “çajnë” detin përpara. Gazetari Rupert Wingfield-Hayes i BBC, nga bordi i luftanijes amerikane USS Ronald Reagan në Detin e Japonisë, thotë se Gadishulli Korean nuk ka parë diçka të ngjashme me këtë, në shumë dekada.
Tri aeroplanmbajtëset kanë lundruar në distancë të afërt me njëra – tjetrën teksa në bord kanë më shumë se 200 avionë luftarakë.
Ky përbën numrin më të madh të avionëve luftarakë, që shumica e vendeve kanë në forcat e tyre ajrore.
Sipas gazetarit të BBC, kjo lëvizje e Trump i çon një mesazh të fortë politik armiqve të Amerikës, e njërit në veçanti, Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut.