Probleme me shëndetin, anulohen koncertet e Shakirës



Këngëtarja Shakira prej kohësh kishte paralajmëruar nisjen e turneut të saj evropian të quajtur “El Dorado”.
Koncerti i parë pritej të niste javën e kaluar në Koln të Gjermanisë, mirëpo këngëtares i është dashur ta anulojë koncertin si pasojë e problemeve me shëndetin.

Organizatorët e koncerteve të saj kanë thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të mjekut. Këngëtarja u premtoi fansave se do të ricaktonte një datë tjetër për mbajtjen e atij koncerti.

“Me keqardhje ju njoftojmë për anulimin e datave”, kanë thënë promovuesit nga Live Nation që merren me organizimin e koncerteve të Shakiras.

Shakira u ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave, duke premtuar ricaktimin e një date tjetër, ku ajo mund të japë edhe maksimumin e saj.