D&G bashkëpunon me Di Martino për prodhim makaronash



Me sa duket, Stefano Gabbana-s dhe Domenico Dolce-s u është mërzitur fusha e modës, dhe kanë vendosur të kalojnë edhe në një tjetër traditë italiane.
Tani jo vetëm që mund të blini fustanet më të mrekullueshme dhe aksesorët më luksozë të “D&G”, por edhe… makarona!
Nuk ka pretendent më të mirë për këtë ushqim se sa firma italiane “D&G”, e cila në bashkëpunim me prodhuesin e famshëm të makaronave, Di Martino, do të sjellin në treg një numër të limituar makaronash, me logon “D&G” në paketimin e tyre.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar, këto makarona do të shiten për çmimin modest 110$, dhe rreth 5000 pako do të dalin në treg. Këtë çmim marramendës ua jep vetëm paketimi, sepse makaronat do të mbeten po të njëjtat.

Tërësisht çmenduri!