Uzurpohet prona e Faadi Mitrit, biznesmenit të larguar nga Shqipëria pasi u dhunua



Një vit pasi biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri u dhunua barbarisht në Shqipëri dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro që pritej të ndërtohej në pronën e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit, prona e lënë pezull është uzurpuar.
Pasi u rrah barbarisht në rrugën e Rinasit, biznesmenit libanez Faadi Mitri i është dhunuar dhe prona në Gjirin e Lalzit.

Ditën e sotme rreth 40 persona që pretendojnë se janë pronarë kanë kaluar rrethimin duke hyrë brenda në pronën e biznesmenit libanez. Ata ishin të shoqëruar dhe nga një topograf.

Bizesmeni amerikano-libanez, Faadi Mitri disa vite më parë kishte marrë lejen për të ndërtuar në gjirin e Lalzit një resort turistik me vlerë 180 milion euro.