Arrestohet Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja

Prangat

Pasi u shpall ne kerkim nga Prokuroria, policia ka arrestuar Nenprefektin e Tiranes, Fatos Kaja.

Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për

Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)

Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë

Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Prokuroria e Kavajës dyshon se ata janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave dhe informon “Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017)”

Sipas prokurorisë “ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë  e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes” informoi prokuroria pasditen e 14 nëntorit 2017.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.