Ronaldinho: Coutinho lojtari perfekt për Barcelonën



Ronaldinho beson se mesfushori i Liverpool, Philippe Coutinho, do të ishte një nënshkrimi i përsosur për Barcelonën.
Braziliani u lidh shumë me një lëvizje në “Camp Nou” gjatë verës, me gjigandët katalanas që bënë një total prej tri ofertash, me vlerën maksimale 130 milionë euro. Liverpool arriti t’iu rezistojë gjigantëve të La Liga-s dhe ta mbajë Coutinhon, i cili që atëherë ka shënuar katër gola dhe ka siguruar tre asiste në nëntë paraqitje, në të gjitha garat, për “Reds”. Ronaldinho, një ikonë braziliane dhe një legjendë e Barçës, e ka ndjekur nga afër karrierën e 25-vjeçarit dhe beson se ai do të jetë një përforcim i çmuar për skuadrën e Ernesto Valverde.

“Unë do të isha shumë i lumtur ta shihja një lojtar të tillë të talentuar të vishte fanellën që unë kam përfaqësuar për shumë vite, – tha Ronaldinho për “Sky Sports” përpara miqësores së Brazilit me Anglinë, të martën. – Besoj se mënyra se si ai luan do të përshtatet në mënyrë të përkryer me Barcelonën. Do të ishte vërtet i lumtur të shihja një lojtar me cilësi të tilla, që të veshë atë fanellë të rëndë. Më pëlqen mënyra se si luan Coutinho dhe llojin e futbollit që ai sjell. Me këto lloje cilësish le të shpresojmë që Brazili do të fitojë Kupën e ardhshme Botërore”.