Projektbuxheti 2018, Tabaku: Asnjë rritje për pagat e pensionet



Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2018-s, ku përfaqësuesit e opozitës, përfshirë PD dhe LSI kanë votuar kundër.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se ky buxhet nuk duhet të votohet pasi nuk akomodon kërkesat dhe nuk kryen funksionet e shtetit.

Tabaku: Nuk ka asnjë fond për rritje pagash e pensionesh.  Fondi i vënë në dispozicion nuk mjafton as për indeksim. Nuk ka asnjë fond për rritje pagash e pensionesh.  Fondi i vënë në dispozicion nuk mjafton as për indeksim. Projektet e investimeve lidhen vetëm me koncesionet. 21% më pak fonde për infrastrukturë. Kërkesa e opozitës për libra falas nuk është e qartë si do realizohet. Organet e vettingut kane vetëm 1/3 e  fondeve te kërkuara. Në emër të opozitës në deklarojmë votën kundër të buxhetit dhe paketës.

Projektbuxheti i shtetit dhe paketa fiskale që e shoqëron atë për vitin e ardhshëm pasi miratohet në parim në seancë plenare, rikthehet përsëri  për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare.