Atletico e Madridit ëndërron Mesut Ozil



Atletico e Madridit ëndërron Mesut Ozil si përforcim të merkatos së verës së ardhshme.
Sipas “The Sun”, futbollisti i kombëtares gjermane ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin, atëherë ai do të ketë të drejtë që në janar të ketë kontakte me klube të ndryshme që janë të interesuar për të, madje edhe duke nënshkruar parakontratë. Drejtuesit e “Los Colchoneros” i ofrojnë turko-gjermanit 200 mijë sterlina në javë, plus një shumë të cakuar për transferimin, që gjithsesi nuk do ta arrinin kerkesën e tij prej 330 mijë stërlina në javë. Ozil mund të tundohet nga rikthimi në Madrid, ku më parë ka luajtur për Realin në sezonet 2010-2013.