Fenomeni i veçantë, dy planetët që mund t'i shihni me sy të lirë



Dy planetët më të shndritshme në sistemin diellor Jupiteri dhe Venusi kanë dhuruar një shfaqje mahnitëse, teksa janë parë me sy të lirë këtë mëngjes nga Britania e Madhe.
Britanikët u zgjuan me këtë fenomen të veçantë, i cili sipas ekspertëve ndodh vetëm një herë në 100 vjet. Pamja më e pastër ka qenë rreth orës 6:00 të mëngjesit, ende pa lindur dielli.

Fotot e dy planetëve të shndritshëm janë shpërndarë me shpejtësi nga një numër i madh personash në rrjetet sociale.