Ushtrimi fizik në grup ul stresin me 26%



Të frekuentosh palestrën është mjaft e vështirë sidomos kur jeni vetëm, pasi mund të keni mungesë motivimi që sjell përtaci. Por stërvitjet në grup janë diçka krejtësisht tjetër.

Një studim i ri ka gjetur se klasat e palestrës në grup në të vërtetë mund të jetë ideale për ju.

Jo vetëm që ata tentojnë të jenë më të këndshëm, falë listave të këngëve optimale dhe instruktorëve entuziastë, por stërvitjet e grupeve mund të përmirësojnë gjithashtu mirëqenien tonë mendore.
Botuar në Journal of the American Osteopathic Association, hulumtimi tregoi se të ushtruarit sport në grup mund të përmirësojë shëndetin tonë mendor, fizik dhe emocional.

Ndërsa mirëqenia fizike dhe emocionale u forcua me 25 dhe 26 për qind respektivisht nga ushtrimi i rregullt i grupit, shëndeti mendor u përmirësua me 13 për qind, citon studimi.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se klasat e palestrës ulin nivelin e stresit me 26 për qind, e cila, është zbulim mjaft interesant, shkruan The Independent.

Sidoqoftë, një hulumtim i mëtejshëm mund të jetë i nevojshëm në mënyrë që të konfirmohet lidhja mes stërvitjes së grupit dhe reduktimit të stresit.
Studimi 12-javor u krye në një kampion shumë të vogël dhe të veçantë të njerëzve: 69 studentë në Kolegjin Universitar të Neë England të Osteopathic Medicine.