Disa netë pa gjumë mund të ndikojnë negativisht në trurin tuaj



Falë ndërrimit të orës, shumë prej nesh përfituan për të fjetur më shumë gjatë fundjavës.
Kjo nuk është gjë e keqe pasi njerëzit nuk bëjnë gjumë të rregullt.

Sipas Sleep Council, mesatarja e britanikëve fle rreth gjashtë orë e gjysmë çdo natë, gjë që nuk është e mjaftueshme.

Shumë studime kanë treguar se zvogëlimi i orëve të gjumit, qëllimisht apo jo mund të ndikojë negativisht në trupin dhe trurin e njeriut.

Nëse bëni gjumë të çrregullt për disa netë me rradhë, duhet të kontrolloni sheqerin në gjak dhe të inkurajoni veten që të konsumoni sa më shumë ushqim.

Sipas BBC, në raste më serioze duhet të bëni edhe analiza për të parë nëse keni ndonjë shqetësim.

Para disa vitesh, Trust Me I’m a Doctor bërë një eksperiment me Universitetin Surrei ku i kërkoi disa personave që të flejnë një orë më pak për një javë.

Dr. Simon Archer që ndihmoi për këtë eksperiment zbuloi se një orë më pak gjumë në natë mund të ndikojë në shëndetin e njeriut, duke përshirë disa sëmundje të lidhura me inflamacionin dhe diabetin.