Molla, zgjidhja më e mirë para gjumit



Të hash diçka para se të flesh mund të të sjellë probleme gjatë natës, sepse ushqimet në orët e vona të rëndojnë stomakun.
Nëse kjo është e vërtetë për shumicën e ushqimeve, të rënda, djegëse dhe ushqimet yndyrore, molla mund të jetë zgjidhja më e mirë para gjumit. Ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.

Vitaminat dhe mineralet: Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit. Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës. Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet: Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë.

Fibrat dhe uji:Përafërsisht 86 për qind e pjesës së ngrënshme të një molle mesatare prej 182 g është ujë. Një mollë e mesme përmban rreth 15 për qind të fibrave, të cilat të mbajnë në gjendje të ngopur derisa fle. Por fibrat gjithashtu ndihmojnë edhe në kontrollin e ujit në zorrë duke parandaluar tualetin gjatë natës dhe duke ndihmuar tretjen.

Kalori, karbohidrate dhe yndyra: Mollët nuk përmbajnë pothuajse fare yndyrë dhe kanë shumë pak kalori. Një mollë e mesme shton vetëm 95 kalori. Mollët përmbajnë pothuajse 10 për qind të karbohidrateve që merr çdo ditë dhe kjo përmbajtje vjen kryesisht nga sheqernat e thjeshta dhe fibrat.