Tahiri e pranon: Kam udhëtuar me makinën “Audi” edhe pasi ua shita Habilajve



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pranoi për herë të parë për faktin se ka udhëtuar me “Audin” që ua kishte shitur Habilajve.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Tahiri tha se kishte udhëtuar me këtë mjet 2-3 herë gjatë kohës që ishte me pushime me familjen e tij. “Unë mbaj përgjegjësi morale që ua kam shitur njerëzve që kanë qenë pjesë e trafiqeve. Unë mund t’ja shisja makinën një njeriu X, dhe mund të bënte një trafik. Unë do mbaja përgjegjësi. Kam ri udhëtuar me këtë makinë 2-3 herë. Kjo duhet parë. Si kam këto të dhëna. Janë rastet kur kam shkuar me pushime me familjen time; tim bir, bashkëshorten dhe nën. Nuk kam qenë i shoqëruar, zero. Nuk a udhëtuar kurrë Artan Habilajt dhe asnjë tjetër. Kurrë. Gabimi im është sigurisht që për kolljallëk që mos të përdorja makinën zyrtare, kam përdorur atë makinë.”, tha Tahiri.

-Kur e shitët makinën?

Makina është shitur në 2013-ën. Pak ditë pasi jam bërë ministër. Një muaj pasi jam bërë ministër.

-Përse ua shite atyre?

E kam shitur me noteri të rregullt, pasqyruar në regjistrin elektronik të ministrisë. Nuk e kujtoj se sa ishte çmimi, por me çmimin real. Unë kam shitur një makinë të cilën familjarët e mi duke njohur lartësish edhe këta si blerës, dhe një prej këtyre, i njihnin si blerës të mundshëm dhe u shit makina. Ky është i vetmi gabim i imi imoral. Sot shqiptarët e dinë që po blenë makinën duhet të ndryshojnë emrin në pronësi. Duhet të kisha kërkuar mirë se kujt ia shita makinë. Duhet të isha treguar më i kujdesshëm. Ky është gabim, por jo faj. Kur ti e shet makinë para noterit, ai që e ble duhet të ndryshojë makinë në Drejtorinë e Transporteve. Kjo nuk ka ndodhur. Këtë e kam verifikuar kur e tha Zagani. Pasi kisha humbur një gjyq dhe isha fajtor, dhe Përmbarimi kishte bllokuar pronësinë e makinës. Unë e kam shitur makinën para noterit. Kam këtu një vendim gjykate. Kur doli Zagani se makina ishte e Sajmir Tahirit, unë nuk kam ndenjur në vend. Unë kam shkuar tek Prokurori i përgjithshëm që të më hetonte. Prokuroria tha; regjistrat publik, automjeti Audi është ende në pronësi të Tahirit. Mungesa e pronësisë ka ndodhur për shkak të vendimit të bllokimit nga Përmbarimi. Në vitin 2013 kam qenë deputet në opozitë. Por jam dënuar me shpifje ndaj Argitës dhe Shkëlzenin. Shitja e makinës time është reflektuar në deklaratën e pasurisë. S’më shkon ndërmend kurrë që makina ime të përdoret për trafik. Ky automjet nuk përmendet edhe në vet aktet e përpiluara nga shtetasi Dritan Zagani. Në asnjë kërkesë nuk përmendet automjet ‘Audi’.

-Pse keni udhëtuar gjatë muajt gusht 4 herë më atë makinë?

Unë mbaj përgjegjësi morale që ua kam shitur njerëzve që kanë qenë pjesë e trafiqeve. Unë mund t’ja shisja makinën një njeriu X, dhe mund të bënte një trafik. Unë do mbaja përgjegjësi. Kam ri udhëtuar me këtë makinë 2-3 herë. Kjo duhet parë. Si kam këto të dhëna. Janë rastet kur kam shkuar me pushime me familjen time; tim bir, bashkëshorten dhe nën. Nuk kam qenë i shoqëruar, zero. Nuk a udhëtuar kurrë Artan Habilajt dhe asnjë tjetër. Kurrë. Gabimi im është sigurisht që për kolljallëk që mos të përdorja makinën zyrtare, kam përdorur atë makinë.