Alarm në Antarktikë, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale po shkrijnë akujtë



Masivet e mëdha akullnajore në Antarktikë rrezikohen të thyhen në 40-50 vitet e ardhshme, dhe jo pas 200 vitesh, siç ishte parashikuar.
Në këtë përfundim ka rritur një studim i disa shkencëtarëve amerikanë.

Për studimin e ri që është realizuar nga Dr. Gourmelen është përdorur anije kozmike Cryosat dhe Sentinel-1 të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, me qëllim që të përcaktohej në mënyrë më të detajuar trashësia dhe lëvizja e akullit në Dotson Ice Shelf.

Shkak për këtë situatë janë padyshim ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale.

Uji i ngrohtë i oqeanit është duke hyrë nën zgavrën e akullnajave të Antarktikes dhe kjo po shkakton që njëra anë e akullit të shkrihet.

Tashmë nëpërmjet anijes kozmike Cryostat, shkencëtarët kanë një instrument që do t’i ndihmojë ata që të marrin informacione me një rezolucion shumë më të lartë se ç’kanë patur më përpara. Kjo cilësohet si një arritje për të kuptuar më qartë se cila është situata dhe rreziku që ajo paraqet për tokën.