Basha: Rama përdori në Parlament fjalor të ndyrë prej rrugaçi



Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se është i lidhur personalisht me krimin.
Ai tha se Ruçi me urdhër të Ramës ka futur Kuvendin në kolpas pasi nuk kërkon të përballet me debatin për zgjedhjet dhe debatin për krimin.

Basha: Sot, Gramoz Ruçi me urdhër të Ramës ka futur në kolaps kuvendin duke shkelur rregulloren. E ka bërë me një motiv, me një synim që mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, mos ketë debat për çështjen e krimit që ka sot në kontroll qytet  kryesore të Shqipërisë. Siç ka në kontroll Lushnjen, ku dje ndodhu fatkeqësia e radhës, siç ka në kontroll Elbasanin, Shijakun, Shkodrëm Lezhën, Krujën, Vlorën, Fierin, Dibrën, Tepelenën. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është që të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse janë në aleancë me Edi Ramën.

Sot opozita për të dytin vit radhazi është gati ta ballafaqojë Edi Ramën me faktet e lidhjes së tij personale me krimin dhe kriminelët. Kjo nuk është metaforë, personale të Edi Ramës me krimin e organizuar. Edi Rama e di këtë sepse ne e kemi paralajmëruar.  Vendi për ta treguar është aty. Lus çdo media të thotë të vërtetën sic është.

Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar përjashtimin e Nokës sepse ky kërkoi zbatimin e rregullores, neni 49.

Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Noka u çua për të kërkuar zbatimin e rregullores sepse gjatë kohës që zoti Berisha fliste në foltoren e Kuvendit, Rama përdorte fjalor të ndyrë, jo atë që raportoni ju, por fjalë të tjera që edukata nuk mi lejon  ti them në një ekran. Fjalët e Edi Ramës ishin rrugaçërore, nuk ishte thjesht një konfrontim politik, por përdori fjalë vagabondi. Për këtë deputeti i opozitës kërkoi fjalën për procedurë për ti kërkuar në emrin tonë Ruçit të paralajmëronte  Edi Ramën për fjalorin prej rrugaci që përdori në Kuvend.

Edi Rama me mashën e tij Gramoz Ruçia ia ka dalë që për dy javë të shkelë rregulloren dhe të shtyjë ballafaqimin që meritojnë shqiptarët.

Opozita ka fjalën, nëse na mohohet e drejta e fjalës atëherë nuk ka më parlamentarizëm. Noka nuk ka shkelur rregulloren, rregulloren e ka shkelur Ruci me urdhër të Ramës.