Tiranë, nipi plagos gjyshin dhe gjyshen



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Freskut në Tiranë.
Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur, pasi u goditën me thikë nga nipi i tyre. Paraprakisht mësohet se të lënduarit janë gjyshërit e autorit, të moshës 70 dhe 80 vjeç dhe konflikti ka ndodhur në shtëpinë e tyre. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa policia
ka arrestuar autorin e ngjarjes, 19-vjeçarim me inicialet B:K.
Në njoftimin e policisë thuhet: Më datë 12.10.2017, rreth ora 13.00 jemi njoftuar se në rrugën 'Muhamet Deliu' një shtetas ka plagosur me thikë dy shtëtas të tjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në rrugën 'Muhamet Deliu', shtetasi B.K. ,19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen (shtetasit H.A. dhe SH.A., 70 dhe 80 vjeç) të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme".