Producenti i Hollywood akuzohet për përdhunim, ja kush janë yjet e ngacmuara nga ai



Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie janë yjet e fundit të Hollywood që kanë akuzuar Harvey Weinstein për ngacmimin seksual, duke u bërë pjesë e dhjetra femrave që kanë përshkruar përvojat e tyre të tmerrshme me manjatin e filmave.

Paltrow është shprehur se producenti më i madh në Hollywood e ka ngacmuar në një dhomë hoteli kur e punësoi për rolin kryesor në filmin “Emma” kur ishte 20 vjeç. Takimi kishte përfunduar me Weinstein, i cili kishte filluar ta prekte me duar dhe i kërkoi që ti bëntë masazh.

“Unë isha fëmijë, u trondita,”-tha aktorja për New York Times.

Fituesja e Oskar i kishte treguar Brad Pitt, në atë periudhë ishte i dashuri i saj, për incidentin dhe aktori u përball me Weinstein në një premierë, duke i thënë atij që kurrë të mos prekte përsëri Paltrow.

Producenti e kërcënoi Paltrow që të mos fliste me askënd jetër për këtë: “Mendova se do më vriste.”

Angelina Jolie gjithashtu ka deklaruar se ka pasur një përvojë të keqe me Weinstein në një dhomë hoteli ndërsa xhironte për filmin “Playing by Heart” në fund të viteve ’90.

“Unë kam pasur një përvojë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time, si rezultat zgjodha të mos punoj më me të  dhe të paralajmëroja të tjerët që të mos e bënin këtë gjë,”-tha fituesja e Oskar në një email për NYT.

Ndërkohë, gruaja e Harvey Weinstein, Georgina Chapman, ka njoftuar se do të divorcohet nga një prej producentëve më të mëdhenj të filmave në Hollywood, pasi shumë femra deklaruan se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar.

“Jam shumë e mërzitur për të gjitha ato femra që kanë vuajtur këtë dhimbje të jashtëzakonshme për shkak të këtyre sjelljeve të pafalshme të burrit tim ndaj kam vendosur që të ndahem,”-ka thënë ajo për People. “Të kujdesem për fëmijët është prioriteti im ndaj i kërkoj mediave privatësi.”

Në të njëjtën kohë që aktorja dhe stilistja bëri deklaratën, Weinstein u largua me avion privat drejt Evropës. Sipas TMZ  ai do të bëjë atje terapi për varësinë ndaj seksit.

Chapman dhe Weinstein  u takuan në vitin 2003 dhe më pas kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në 2007. Ata kanë dy fëmijë së bashku India Pearl, 7 vjeç and Dashiell Max Robert, 4 vjeç.

41-vjeçarja është bashkëthemeluesja e linjës së modës Marchesa dhe përpara njoftimit për ndarje nga producenti burimet thanë se po përpiqet që të shpëtojë imazhin e markës së saj nga ky skandal.