Zonja Clooney, xhinse të grisura dhe shumë sportive në Beverly Hills



Jemi mësuar ta shikojmë me fustane dhe kostume elegante zonjën Clooney, por kësaj here është fotografuar me një look të pazakontë me të cilin nuk ishim mësuar ta shihnim.
Amal Alamuddin, vetëm katër muaj nga lindja e binjakëve duket se ka ndryshuar stil në veshje.
Avokatja 39 vjeçare, bashkëshortja e George Clooney, bën pazar në Beverly Hills dhe shfaqet me xhinse të grisura dhe super trendy.
Nga veshjet e mbrëmjes shumë shik dhe këpucët me taka 12 pont, të cilat si ka hequr asnjëherë, tani ajo fotografohet në Californi në versionin e një mami sportive e cila bën për vete fansat.
Me syze dielli dhe flokë të lëshuar, Alamuddin tregon me veshjen format e saj perfekte.