Këmbimi valutor për ditën e sotme



Ditën e premte dollari amerikan ka pësuar një rritje të fortë kundrejt lekut në kursin e këmbimit valutor.
Monedha shitet për 114.3 lekë, ndërkohë që vetëm një ditë më parë këmbehej për vlerën e 113.5 lekëve.

Ndërkohë, çmimi për të blerë USD ka patur një rritje më të vogël, dhe këmbehet me 114.9 lekë, nga 114.4 lekë ditën e enjte.

Ndërkohë, monedha e eurozonës vijon qëndrueshmërinë në raport me lekun dhe prej disa javësh tashmë shitet për 133.5 lekë dhe blihet me 134 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik vijon të thellojë rënien. Ai tashmë këmbehet për 149.2 lekë nga 152 lekë në fund të muajit Shtator. Në fakt përgjatë javës së fundit, valuta britanike është dobësuar në raport me të gjitha monedhat ndërkombëtare.

Dollari australian këmbehet ditën e sotme me 88.5 lekë, ndërsa ai kanadez për 90.5 lekë. Të dyja këto valuta kanë pësuar një rënie të lehtë me nga 0.2 lekë secila.

E qëndrueshme përgjatë javës është paraqitur edhe franga zvicerane, e cila sot kuotohet në vlerën e 116.5 lekëve.