Makina e aksidentuar e ish-ministrit pa siguracion dhe shkaktare e aksidentit

 

Reagimi

 

Një mesazh nga qytetari dixhital, ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shtuar dyshimet lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kumanovë, ku u plagosën 14 persona dhe mes tyre ish ministri Arben Ahmetaj. Sipas qytetarit dixhital shkak i këtij aksidenti nuk është lagështira e rrugës por një parakalim i gabuar i Ahmetaj. Ai gjithashtu informon se makina me të cilën udhëtonte ish-ministri ishte e pa siguruar. Nga ana tjetër Berisha i ka uruar Ahmetaj shërim të shpejtë.

Statusi i plotë:

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!

“Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç’po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!”

Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor! sb