Me kë po udhëtonte ish-ministri Ahmetaj në momentin e aksidentit në Maqedoni



Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka pësuar një aksident automobilistik ditën e dielë në Kumanovë të Maqedonisë.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërsa janë lënduar 14 persona. Pjesë e këtij aksidenti është edhe ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kumanovës. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase.

Edhe zv. ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, e konfirmon lajmin përmes një statusi në Facebook, duke i uruar shërim të shpejtë Ahmetajt. Ai ka publikuar edhe një foto gjatë vizitës së tij në spitalin e Kumanovës, ku Ahmetaj ka marrë mjekimin. Mediat në Maqedoni, duke iu referuar policisë shkruajnë se, Armetaj ka qënë me tre burra në makinën e tijkuru përrfshinë në kasident. Nuk dihet se ku për ku po udhëtonte Ahmetaj në momentin që ndodhi aksidenti.