Aksident në mes të Tiranës, makina përplas 18-vjeçarin


 

Aksident në zonën e Don Boskos në Tiranë. Një automjet ka përplasur një 18-vjeçar në rrugë.

 

I riu po kalonte rrugën kur u përplas nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me drejtuese M. F. mesditën e së hënës. Sipas policisë, 18-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore, ndërsa shoferja është shoqëruar në komisariat.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e "Don Boskos".

Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit "Volksvagen", me  drejtuese shtetasen M. F.

Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e "Don Boskos" ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit "Volsvagen".

Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.