Ish-ministri i Ramës, pushime në plazhin privat të trafikantit të drogës



Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa pushon në plazhin privat të trafikantit të drogës në Vlorë. 

Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Vlora i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Xhafa i drogës pushon në plazhin privat të Ervin Tushaj, drekon dhe shetit me skafin e këtij trafikanti?”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar mesazhin e qytetarit nga Vlora.

“Pershendetje! Doja te beja nje denoncim per rastin e ndodhur ne Vlore per sasine prej 30 tonelata te droges se sekuestruar e cila ishte e klanit te Gon Xhefes. Njeri nga vellezrit e ketij trafiku, Ervin Tushaj eshte pronari i plazhit Vajana ne Vlore. Aty ish-ministri Fatmir Xhafaj pushonte dhe drekonte i shoqeruar nga vellezerit Tushaj dhe vellai i tij, Goni Xhafaj dhe te gjithe sebashku benin xhiro me skafin e Ervin Tushajt ne Vlore dhe Karabrun”, shkruan qytetari.