Ranieri prezantohet te Nantes: Harrojeni atë që bëra me Leicester!



Claudio Ranieri u prezantua zyrtarisht para mediave, si trajneri ri i Nantes.
65-vjeçari nuk fiksoi asnjë objektiv konkret me klubin francez, me të cilin ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, por theksoi se “Duhet harruar ajo që arrita me Leicester“, duke iu referuar fitimit të titullit kampion të Premier League në sezonin 2015-2016.
“Cili është objektivi i Nantes? Do të shohim”, tha Ranieri teksa u pyet për qëllimet e skuadrës. “Ajo që arrita me Leicester ishte diçka unike”. Ishte një eksperiencë fantastike, por vi në një klub që ka fituar 8 tituj kampionë në Francë, një klub historik, me projekt ambicioz dhe për këtë arsye ndihem krenar që jam bërë pjesë e tij“- theksoi trajneri Italian.