Ish-deputeti i PS, Kosta: Pse Rama duhet të përfundojë në burg jo të kërkojë vota

 

Deklarata

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta ka shpërthyer me akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, deputeti socialist shkruan se Rama ka abuzuar me pasurinë kombëtare dhe është njeriu që duhet të hetohet nga Prokuroria dhe jo të kërkojë votat për Kryeministër.

Në një koment që ka bërë ndaj shkrimit të Avokat Spartak Ngjelës, i cili thotë se Rama ka frikë nga Reforma në Drejtësi, Vladimir Kosta e cilëson Ramën edhe me të keq se Sali Berisha. “Avokat, ti e njeh me kohë Ramën , unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara. Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare , për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër!”, – shkruan Vladimir Kosta.

Postimi i deputetit Vladimir Kosta:

Avokat Ngjela , Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu .

MË E KEQJA E SHQIPËRISË! Avokat, ti e njeh me kohë Ramën, unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.

Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare , për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër !

Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!

Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju s’keni rreshtur duke e akuzuar.

Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta shdukë OPOZITËN.

Edhe diçka, nëse e ke parë filmin “Ëar dogs” Rama është tipiku Deveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti!