Grabitet kasaforta e kantinës së veës së ministrit të LSI



Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur kasafortën e një kantine vere në fshatin Rrashbull, Durrës.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 04:00 të mëngjesit. Mësohet se shuma që ata kanë marrë është rreth 5 milion lekë të vjetra. Policia ka marre pamjet e kamerave te sigurise dhe po kryen verifikimet e rastit. Kanë qenë 3 persona të maskuar që kanë lidhur rojen dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës. Autorët kanë marrë një nga mjetet e kantinës dhe janë larguar. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mësohet se verës “Gjergj Kastrioti” i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Nga ky i fundit nuk ka asnjë prononcim deri tani.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00, në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.

Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.