Rama fushatë me bandat dhe trafikantët në Korçë dhe Devoll



Ish-Kryeminsitri Berisha ka bërë një tjetër denoncim të përfshirjeve të bandave në fushatën e Ramës.

“Fushatën e Edvinit në Korçë dhe Devoll e bëjnë bandat dhe trafikantët. Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhitalë”, shkruan Berisha.

"Zoti Berisha pershendetje! Dua te ngre per ju nje shqetesim ne rrethin e Devollit persona me precedente penale po perfshihen ne fushaten e partise socialiste duke bere terror per te marre voten me dhune me konkretisht po ju permend nje emer te njohur edhe me pare per shtetin shqiptar Artur Feto i denuar me pare per falsifikim pashaportash dhe dokumentash, mik i ngushte i Arben Ahmetaj", shkruan qytetari.