Ministri i LSI, fushatë me vëllain e “Eskobarit të Ballkanit”



Personi në krahun e majtë të Sokol Dervishajt është Bako Balili, vëllai i Klemend Balilit, i mbiquajtur nga mediat e huaja si Eskobari i Ballkanit.

Klemend Balili është ende në arrati megjithëse i kërkuar nga DEA, INTERPOLI dhe medemek nga policia shqiptare. Për “Eskobarin”, kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar ndarjen e përgjegjësive për mosarrestimin e tij, por kjo nuk e pengon LSI të përfshijë në fushatë vëllezërit e tij.

Rigels Balili është kryetar i Bashkisë së Delvinës, i propozuar nga LSI, ndërsa Bako Balili është ndër bashkëpuntorët më të afërt të ministrit, Sokol Dervishaj në Sarandë dhe Delvinë. Këto ditë, me simpatizantët e LSI kanë ndodhur disa incidente të rënda që kanë provokuar deklarata të forta kundër policisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, të cilin presidenti i ardhshëm e quan thjesht “Hakiu i drogës”. /Lapsi.al/