Bllokohet furgoni me 7 kuintalë drogë në Vlorë, gati për t’u nisur në Itali



Policia ka bllokuar një furgon me kanabis në Dukat të Vlorës.
Në njoftimin e policisë thuhet se “filloi ndjekja dhe bllokimi mjetit tip "Furgon" me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë”. Nga kqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total: 710 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B.T., 44 vjeç, banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.