Çfarë është Numerologjia



Origjina e Numerologjisë vjen nga Pitagora, është studimi i numrave dhe të mënyrës si ato reflektojnë disa zakone dhe tendenca të karakterit, si një pjesë e brendshme e planit kozmik.
Çdo shkronjë ka një vlerë numerike dhe krijon një vibracion relativ kozmik. Numrat mund të na japin infomacione të ndryshme mbi karakterin, mbi qëllimet e jetës dhe cilët janë talentet tona.
Numri i fatit dhe numrat e personalitetit (numri i shprehjes, i paraqitjes dhe i vendosmërisë).
Më tutje mund të vazhdohet me llogaritjen e numrit sfida që identifikon dobësitë personale dhe streset që duhet të kalohen për të realizuar objektivat.
Më tutje mund të studiohen ciklet e realizimit dhe cikli jetësor. Në përfundim mund të shihen duke llogaritur edhe numri i vitit, i muajit dhe i ditës personale.
Kjo e fundit në mënyrë të veçantë mund të të japë çdo ditë një informacion mbi humorin, mbi çfarë të pret dhe se si mund të sillesh.

Numri i fatit dhe numrat e personalitetit
Në këtë seksion mund të procedohet duke llogaritur numrin e fatit dhe numrat e personalitetit (numri i shprehjes, i paraqitjes, vendosmërisë) dhe leximi i kuptimit të tyre.
Numri i fatit ose numri karmik, merret duke zvogëluar vetëm me një shifër numrat që tregojnë ditën, muajin dhe vitin e lindjes.
Numri i shprehjes merret nga shuma e vlerave numerike të të gjitha shkronjave (zanoret dhe bashkëtingëllorët) që përbëjnë emrin dhe mbiemrin tonë.
Numri i vendosmërisë ose numri i shpirtit merret nga shuma e vlerave numerike e zanoreve që ndodhen në emrin dhe mbiemrin.
Numri i paraqitjes merret nga shuma e vlerave numerike e bashkëtingëlloreve të emrit dhe të mbiemrit.

Numerologjia: Numri sfida
Numri sfida janë pika "të dobëta" në rrugën tonë jetësore. Furnizojnë me të dhëna mbi dobësitë dhe mbi stresin psikologjik që duhet të kalohen për të arritur objektivat tona.
Për të llogaritur me dorë këto numra, mjafton të zbritet vetëm një shifër në numrin e ditës, muajit dhe vitit të lindjes.
Numri i parë, sfida merret nga diferenca midis muajit dhe ditës së lindjes (ose e kundërta, sipas kujt është vlera më e madhe numerike).
Numri i dytë, sfida merret nga diferenca midis ditës dhe vitit të lindjes (ose e kundërta, sipas asaj që ka vlerën numerike më të madhe).
Numri i tretë, sfida merret nga diferenca midis numrit të parë dhe numrit të dytë.
Numri i katërt, sfida merret nga diferenca midis vitit të lindjes dhe muajit të lindjes (ose e kundërta, sipas asaj se cila është më e madhe).

Numerologjia: Ciklet
Në këtë seksion mund të vazhdohet me llogaritjen e ciklit të realizimit (janë 4) dhe të ciklit jetësor (cikli formativ, cikli produktiv dhe cikli përfundimtar).
Numerologjia na jep të dhëna mbi ciklet që do të kalojmë gjatë jetës sonë duke na i identifikuar me numra.
Cikli formativ është i bazuar mbi vlerën numerike të muajit të lindjes, duke zbritur në një shifër.
Cikli produtiv ose më mirë ciklo median është i bazuar mbi vlerën numerike të ditës së lindjes, duke zbritur në një shifër.
Cikli konkluziv është i bazuar mbi vlerën numerike të vitit të lindjes, e zbritur në një shifër.

Numerologjia: Numra personalë
Në këtë seksion mund të procedohet me llogaritjen e numrave personalë të vitit, të muajit dhe të ditës, që të japin të dhënat mbi parashikimin e vitit, muajit dhe ditës.
Numri personal i vitit, llogaritet duke mbledhur ditën e lindjes me muajin e lindjes dhe me vitin që duam të njohim, duke zbritur të gjithën në një numër me një shifër (nga 1 deri 9).
Numri personal i muajit, llogaritet duke mbledhur numrin personal të vitit me muajin, të cilin duam të njohim.
Numri personal i ditës merret duke llogaritur shumën midis numrit personal të vitit, numrit personal të muajit dhe ditën që duam të njohim.

Numerologjia
Pitagora formuloi një teori mbi magjinë e numrave, e cila bazohet mbi kabala hebraike, duke thënë që harmonia e jetës duhet të kërkohet në vazhdimësinë e numrave elementare.
Në vazhdim po ju japim një tabelë me numrat relativë të lidhur me secilën shkronjë të alfabetit, në mënyrë që të mund të llogaritni numrat çelës të jetës suaj.

Analiza numerologjike e emrit
Çdo numër shpreh një karakteristikë, një forcë dhe çdo shkronjë është e bashkëngjitur me një numër që nga Antikiteti, qytetërimi aramaika. Korrespondimi midis shkronjave dhe numrave është si më poshtë:
a; i; j; q; y = 1
b; k; r = 2
c; g; l; s = 3
d; m; t = 4
e; h; n; x = 5
u; v; ë = 6
o; z = 7
f; p = 8
Tani mund të shkruani emrin tuaj, duke ndjekur tabelën duke shënuar çdo shkronjë një numër dhe pastaj bëni shumën, bëni shumën edhe të shifrave që ju dalin, derisa të arrini të merrni një numër nga 1 deri 9.
Për shembull: Futura Web
8+6+4+6+2+1+6+5+2 = 40 = 4+0 = 4
Tani mund të lexoni përfundimet këtu poshtë.
1- Personaliteti i atij që ka 1 është i fortë, herë pas here egoist, i përqendruar mbi veten, me një inteligjencë mbi mesataren dhe me një të ardhme me fat. Ka një pasion shumë jetësor, por shpesh është edhe shumë i shpërqendruar.
2 - Është numri i çiftit, që sjell lumturi dhe dashuri, sensualitet dhe pasion. Është 2 i kupave të letrave, pasioni që djeg dhe që të ndryshon jetën. Kush ka 2 është një shpirt shumë intensiv, thellësisht sentimental dhe romantik.
3 - Është numri hyjnor në të gjitha fetë e njohura dhe karakterizon persona inteligjentë, me një shpirt shumë të madh dhe shpesh me fuqi të mbinatyrshme. Kush ka 3 shpesh e di që është një mesazher për njerëzit dhe që ka një fat të madh.
4 - Përfaqëson forcën, kapacitetin, zotësinë në të gjitha fushat, senset profesionale, por edhe ato psikologjike. Domethënë është numri i profesionistëve, i intelektualëve, por edhe i personave psikologjikisht shumë të fortë, pa tabu dhe komplekse, të zotë të jenë miq dhe bij shumë të mirë, në çdo fragment të jetës.
5 - Mondaniteti, gëzimi, zotësia e raporteve është e numrit 5, që i përkasin atyre që shpesh, për punë, janë në kontakt me shumë persona, jetojnë në qytete të mëdha dhe kanë kapacitetin dhe zotësinë që të mbajnë lehtësisht raporte midis njerëzve. Pasuria e tyre është pikërisht në faktin që dinë gjithmonë të jenë të kujdesshëm, dinë të transmetojnë gëzim, lumturi për të jetuar dhe qetësi.
6 - Numri 6 është i bashkëngjitur me punën, kështu që është relative me një person sigurisht inteligjent, që mund të kryejë me ndërgjegje çfarëdolloj detyre edhe sepse shpesh ka një përgatitje shumë të mirë dhe një rezultat po aq të mirë. I përket profesorëve, edukatorëve, prindërve të përgjegjshëm.
7 - Arti është shenja dalluese e këtij numri, që të kujton në fakt muzat, notat muzikore, ditët. Ajo i përket artistëve dhe të gjithë atyre që kanë të bëjnë me botën e artit edhe pse jo në lidhje të drejtpërdrejtë. Shpesh janë edhe të bukur fizikisht. Midis tyre ndodhet skulptori, ashtu edhe artizanët e panjohur që krijojnë mrekulli të vogla.
8 - Është numri i karmas: kush ka këtë numër shpesh e di që po jeton një jetë tjetër, në të cilën duhet të zgjidhë shumë vështirësi nga jeta e mëparshme, të turpshëm, në dukje të qetë, janë persona shumë të ëmbël që fshehin esencën e tyre brenda një veli, gati duke fshirë çdo gjurmë të asaj jete që mbajnë brenda. Në këtë qetësi të tyre ata bëhen shumë tërheqës, më shumë se çdo krijesë tjetër.
9 - Pafundësia, hapësira, aventura, rreziku, janë elementet e kujt bëjnë pjesë në numrin 9. Është i fundit, pas të cilit është vetëm pafundësia e hapësirës boshe. Janë persona që hidhen në rrjedhën e jetës, ecentrike, të veçantë, revolucionare, zbulojnë gjithmonë aspekte të botës që për të tjerët janë të panjohura. Janë të zotë për pasione të mëdha, e duan jetën, por duan edhe të ndryshojnë botën, duke e transformuar me energjinë e tyre.

Përgjigjja geomantike e së ardhmes
Për të pasur rezultatin geomantik mbi të ardhmen tuaj duhet të veproni në këtë mënyrë: bëni kryqe në 4 linja horizontale, pa i numëruar, por vetëm duke ndjekur instinktin tuaj. Pastaj llogaritini për çdo rresht: në qoftë se janë baraz, bëni 2 kryqe, në qoftë se nuk janë baraz vetëm një kryq.
P.sh:
1) xxxxxxxxxxx = 11 x
2) xxxxxx = 6 xx
3) xx = 2 xx
4) xxxxxxxxxxxxxx = 14 xx
Kombinimet e këtyre figurave gjeometrike iniziatike krijojnë 16 figura geomantike, shpjegimi i të cilave është në vazhdim. Në këtë mënyrë mund të bëni çfarëdolloj pyetje dhe të merrni një përgjigje konçize dhe të sigurt.