Adele habit stafin me veprimin e saj



Këngëtarja e njohur, Adele ka habitur stafin e një dyqani me veprimin e saj pasi vendosi të blinte të gjitha kartolinat, në të cilat shfaqej fotoja e saj.

Ajo e bëri këtë gjë që t’ia dërgonte miqve të saj, si një shenjë kartoline ku dukej karikatura e 28-vjeçares në çmimet Grammy 2012.

“Ckemi, jam unë”, shkruante fotoja, një pjesë e tekstit të këngës që i dha famë ndërkombëtare. Ndërkohë, stafi akoma nuk mund ta besonte veprimin e saj, por vazhdoi punën njësoj si zakonisht.