Gigi Hadid pozon për koleksionin e ri “Stuart Weitzman”



Supermodeja Gigi Hadid ka pozuar për koleksionin e ri Pranverë 2017, të “Stuart Weitzman”. 22- vjeçarja është imazhi i ri markës më të njohur të këpucëve. Fotot bardh e zi u realizuan nga fotografi i famshëm Mario Testino.

Gigi  duket shumë seksi në fotot e saj të fundit  duke provuar edhe një herë se është një nga modelet më të mira në botë.  Në fund të vitit të kaluar bukuroshja bjonde u shpall ‘Modelja Ndërkombëtare e Vitit’ në British Fashion Awards.