Bayern Munchen: Ancelotti nuk është në diskutim



Bayern Munchen nuk ka ndërmend të ndërpresë një cikël që sapo ka nisur me Carlo Ancelottin.
Pavarësisht eliminimit nga Chamions League dhe Kupa e Gjermanisë, drejtuesit më të lartë të lubit i japin besim të plotë trajnerit italian. Ancelotti do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Bayernit dhe kjo çështje nuk është në diskutim. Karl-Heinz Rummenigge hedh poshtë çdo dyshim duke theksuar se Ancelotti është një trajner i mirë dhe me shumë eksperiencë. Sipas legjendës gjermane, trajneri ka një kontratë që e lidh me klubin deri në vitin 2019 dhe e ardhmja e tij nuk është aspak në diskutim.

Një qëndrim i qartë dhe i prerë nga zyrtari i lartë bavarez që u jep fund zërave për një lamtumirë të italianit në fund të sezonit. Aktualisht Ancelotti po uhdheq Bayernin e Mynihut drejt titullit të radhës pasi 8 ndeshje nga fundi është po kaq pikë larg Leipzigut ndjekës. Në rast se arrin të shpallet kampion, ky do të jetë titulli i pestë rresht për bavarezët me tre të fundit të fituar nga Pep Guardiola dhe një nga Jupp Heynckes. Ancelotti u ul në stolin e Bayernit në fillim të këtij sezoni pas largimit të katalanasit dhe ambicja e tij ishte trofeu prestigjoz në arenën europiane por në dy sfidat çerekfinale me Realin e Madridit, ai nuk arriti të triumfonte ndaj ish skuadrës së tij së cilës i dhuroi “La Decima”-n vetëm 3 vjet më parë.