Gjata-Blushit : Do hysh në zgjedhje, po do kuptosh se s’ta jep votën as familja jote

Polemika

Juristi Gjata ka ironizuar deklaratat e Blushit në "Opinion" se ai do të hyjë në zgjedhje edhe pse nuk ka premisa për zgjedhje të lira. “Do futesh në zgjedhje dhe kur të dalësh do të kuptosh se nuk të ka votuar as familja jote; ose më keq akoma do të pyesësh po vota ime ku është?”, tha Gjata gjë që ka sjellë edhe reagimin emocional të Blushit që i ka kujtuar Gjatës historinë se si i kanë nxjerrë babanë nga Gjykata Kushtetuese duke ja vënë këtë Berishës, ndërkohë që Rustem Gjatën e ka nxjerrë nga Gjykata Kushtetuse Fatos Nano, të cilit Blushi në atë kohë i shërbente si zëdhënës.